RTSH 24 Live

Ekonomi

Prurjet në kaskadën e Drinit bien në 1 670 m3/s

13/01/2021

Prurjet në kaskadën e Drinit bien në 1 670 m3/s

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) po vijon të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

Sipas informacionit të publikuar nga KESH, prurjet natyrore totale në kaskadë kanë rënë ndjeshëm gjatë 48 orëve të fundit nga 2 900 m3/s në 1 670 m3/s mëngjesin e së mërkurës, ndërsa shkarkimet janë, konkretisht 430 m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 700m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës.

Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqenit të Fierzës në orën 08.00) është 289.55 m, Komanit 173.94 m dhe Vaut të Dejës 74.31 m.

“Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në të tre HEC-et e kaskadës, duke përmbushur totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, bën të ditur KESH.