RTSH 24 Live

Aktualitet

Provimet e Maturës, sot testimi për lëndën e Matematikës

11/06/2021

Provimet e Maturës, sot testimi për lëndën e Matematikës

Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të tretë të maturës shtetërore, ku do të testohen në lëndën e Matematikës. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30.
Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi. Tirana ka 38 qendra, për 8300 nxënës.
Edhe këtë vit maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat antikovid. Në një klase do të jenë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim, por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.
Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25 % (15 pikë).
Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi dhe sipas rregullores, maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vete dhe nëse konstatohet me telefon do të përjashtohet nga provimi.
Po ashtu, ditën e provimit duhet të kenë me vete mjetin identifikues.
Më 15 qershor maturantët do të zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje.