RTSH 24 Live

Kronika

Protestuan kundër vaksinimit të detyruar, Policia procedon penalisht 10 qytetarë

26/09/2021

Protestuan kundër vaksinimit të detyruar, Policia procedon penalisht 10 qytetarë

Dhjetë protestues u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Sipas bluve të kryeqytetit, ata morën pjesë në një protestë të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit”.
Gjatë protestës së djeshme protestuesit argumentuan se vaksinimi me detyrim është shkelje e të drejtës së njeriut.