RTSH 24 Live

Sociale

Protestë e banorëve të 5 Majit para parlamentit

27/01/2022

Protestë e banorëve të 5 Majit para parlamentit

8 ditë pas shembjes së disa banesave në zonën e zonës së 5 Majit në Tiranë, ku do të zhvillohet një projekt i Bashkisë së Tiranës, banorët e tyre kanë protestuar të enjten përpara parlamentit, ndërsa ai po zhvillone seancë plenare.

Ata kanë kërkuar një takim me deputetët, ndërsa janë shprehur se nuk do të firmosin asnjë marrëveshje pa patur një dëgjesë publike, ku të marrin garanci se kur do të hynë në shtëpitë e reja.

"Kemi 5 muaj që protestojmë, por asnjë nuk na jep përgjigjie. Kalojnë deputetët këtu me makina të shtrenjta e të bukura, kalojnë e bëjnë sikur nuk shohin asgjë dhe më pas marrin tjetër vendim kundër nesh dhe pastaj thonë se ne i kemi fajet. Këta nuk flasin se i ndajnë lekët bashkë. Deputetët, ata që janë atje, kalojnë si skutha kur duhet të jenë këtu”, thanë protestuesit.

Në protestë u bashkuan edhe banorët e Laprakës, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re. Protestuesit paralajmëruan se do të vijojnë protestat në mbrojtje të pronës.