RTSH 24 Live

Botë

Protestat në Iran, arrestohet vajza e ish-presidentit për 'nxitje të rebelëve'

28/09/2022

Protestat në Iran, arrestohet vajza e ish-presidentit për 'nxitje të rebelëve'

Irani arrestoi vajzën e një ish-presidenti për "nxitje të rebelëve" në Teheran për protestat e nisura pas vdekjes së 22-vjeçares. Megjithatë autoritete nuk sqaruan se çfarë kishte bërë Faezeh Hashemi për të inkurajuar trazirat, të cilat kanë tronditur Iranin që nga 16 shtatori.

Protestat kanë tërhequr një mbështetje të paprecedentë publike nga të famshëm që dënojnë vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq pasi u arrestua nga e ashtuquajtura policia e moralit për veshjen e saj.

Hashemi është vajza e Ali Akbar Hashemi Rafsanjanit, një bashkëthemelues i Republikës Islamike dhe president, i cili vdiq në vitin 2017.

Ajo është përplasur me autoritetet për politikat e qeverisë më parë.

/rtsh.al/