RTSH 24 Live

Greqi

Protesta të dhunshme në Athinë, kundërshtohet vaksinimi i detyrueshëm

30/08/2021

Protesta të dhunshme në Athinë, kundërshtohet vaksinimi i detyrueshëm

Mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin grek të Athinës të dielën në mbrëmje për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit.

Protestuesit u mblodhën në sheshin Sintagma për të marshuar për qindra metra. Ata ndaluan tek busti i “Ushtarit të Panjohur”, ku sulmuan me sende të forta policinë, e cila u kundërpërgjit.

Dhjetëra persona janë arrestuar, ndërkohë që sipas autoriteteve mbi 8000 persona morën pjesë në protestë.