RTSH 24 Live

Serbi

Protesta të ashpra në Serbi, qytetarët kundërshtojnë miratimin e Planit Gjeneral Urban të Novi Sadit

21/07/2022

Protesta të ashpra në Serbi, qytetarët kundërshtojnë miratimin e Planit Gjeneral Urban të Novi Sadit

Nuk ndalen përplasjet mes protestuesve me sigurimin dhe policinë e Serbisë, të cilët kundërshtojnë miratimin e Planit Gjeneral Urban (GUP) të Novi Sadit. 

Ngjarjet kanë ndodhur në qytetin e Novi Sadit, në disa “valë” , ndërsa policia ka ndërhyrë për ta ndalur protestën. Tensionet mes tyre janë rritur kur në një moment demonstruesit i vodhën mburojën një pjesëtari të policisë serbe. Pak kohë më pas, ka pasur një tjetër konflikt mes turmës dhe policisë.

Sipas informacioneve jozyrtare disa janë arrestuar. Medias serbe raporton se ata kërkojnë anulimin e këtij plani, në të kundërtën kërcënojnë se do të çajnë gardhin dhe do të hyjnë në Kuvend. Qytetarët po protestojnë në prag të mbajtës së seancës kuvendore të qytetit të Novi Sadit. Protestuesit po kundërshtojnë miratimin e Planit Gjeneral Urban (GUP) të Novi Sadit, i cili parashikon që një pjesë e qytetit të futet në ujë. Qyetarët janë kundër këtij projekti, për të cilin as nuk është marrë mendimi i qyetarëve.

/rtsh/