RTSH 24 Live

Rajoni

Protesta shqiptare në Tuz: Qeveria po politizon koronavirusin!

27/02/2021

Protesta shqiptare në Tuz: Qeveria po politizon koronavirusin!


Tuzi, qyteti me shumicë shqiptare në Mlin e Zi, 10 kilometra larg kryeqendrës Podgoricë, është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për opinionin e Malit të Zi. Shkak u bë vendimi i Institutit të Shëndetit Publik, respektivisht Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë të të cilit, mbylleshin këtë komunë objektet e hotelerisë, në kuadër të masave të ashpërsuara që u morën për parandalimin e pandemisë së Coronavirusit.
Ky është  qyteti i vetëm nga e ashtuquajtura  Zonë e Gjelbër që ka mbyllur lokalet. Vendimi ka shkaktuar indinjatë në radhët e pronarëve të hoteleve dhe autoriteteve vendore. Ditën e enjte ata zhvilluan një protestë e cila shkaktoi tensione mes tyre dhe policisë së Malit të Zi. 
Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Mal të Zi Nikollë Camaj i tha RTSH se nuk është kundër vendimit për mbylljen e këtyre subjekteve, por kundërshton me forcë veprimin e qeverisë malazeze për menyrën se si ka vepruar pa biseduar më herët me përfaqësuesit e komunës së Tuzit.
Kreu i Lidhjes Demokratike Zhqiptare në Malin e Zi tregon se është zhvilluar një bashkëbisedim mes kryeministrit malazez dhe kreut të komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj ku pritet që ditën e hënë të ketë një lehtesim të këtyre masave për qytetarët e Tuzit.
Por për qytetarët përderisa kjo komunë është në Zonën e Gjelbër, është një hakmarrje që po i behët shqiptarëve të Tuzit nga qeveria e Malit të Zi.
Tuzi, qyteti me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg kryeqendrës Podgoricë është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për opinionin e Malit të Zi. Shkak u bë vendimi i Institutit të Shëndetit Publik, respektivisht Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë të të cilit, mbylleshin këtë komunë objektet e hotelerisë, në kuadër të masave të ashpërsuara që u morën për parandalimin e pandemisë së Coronavirusit.