RTSH 24 Live

Greqi

Protesta në Athinë, Mitsotakis: Zemërimi i verbër nuk na çon askund!

10/03/2021

Protesta në Athinë, Mitsotakis: Zemërimi i verbër nuk na çon askund!

Protesta të dhunshme përfshinë Athinën të martën në mbrëmje. Policia greke tha se një oficer mori dëmtime serioze në kokë gjatë përplasjeve ku morën pjesë rreth 5,000 persona  në një protestë të bërë kundër dhunës së policisë.

9 oficerë policie raportohet se u plagosën gjatë demostratave  të natës së kaluar. Protesta nisi pasi në rrjetet sociale u bë virale një video ku shihej një officer policie duke rrahur një burrë me një shkop gome të dielën pasi ai nuk kishte zbatuar masat anticovid.

Përplasja me forcat policore filloi kur  një grup prej rreth 200 protestuesish të maskuar u drejtuan drejt stacionit të policisë afër vendit ku kishte ishte regjistruar incidenti të dielën

Protestuesit dogjën kazanët e mbeturinave si dhe hodhën gurë e kokteje molotovi drejt stacionit të policië, ndërsa forcat policore iu këndërpërgjigjën me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Një officer policie u pa të tërhiqej nga motorri dhe të rrihej burtalisht nga protestuesit, dhe siç shihej në filmime ai kishte humbur ndjenjat. Oficeri u dërgua në spital ndërsa mësohet se nuk kishte rrezik për jetën.

Pas përfundimit të protestës vonë në mbrëmje kyreministri grek Kyriakos Mitsotakis postoi një video mesazh në facebook ku shprehej se ishte i trishtuar dhe u bën thirrje të rinjve të ndalin dhunën pasi tërbimi i verbër nuk i çon askund. Ai u kujtoi atyre premtimin e natës së 7 korrikut të 2019, kur theksonte se nuk do të lejonte askënd të ndajë grekët dhe t’i kthejë mbrapsht.