RTSH 24 Live

Sociale

Protesta e fermerëve, probleme me farën e domates

19/10/2021

Protesta e fermerëve, probleme me farën e domates

Problemet me farën e domates “Ozgan”, kanë ngritur në protestë banorët e Samaticës në Berat.  Dhjetëra prodhues të perimeve në sera kanë kërkuar subvencionim nga shteti për bimet. Ata thonë se këtë vit prodhimi u ka mbetur pa shitur për shkak të cilësisë së dobët. Shumë prej prodhuesëve kanë marrë kredi bankare për punët në bujqësi, por dështuan në të gjitha drejtimet.
Skemat e subvencionimit shihen si mundësi mbështetëse për fermerët e vegjel.
Në zonën e Samaticës ka mijera hektarë sera të mbjella me domate, të cilat këtë sezon u mbollen me farëra të degraduara. Si rrjedhim prodhimi nuk u shit dhe  fermerët i kanë hedhur ose  i lanë të kalben pa u vjelë. Protesta e sotme është e para në këtë zonë, por janë paralajmëruar edhe në fshatra të tjera të qarkut Berat, ku ka të tilla probleme.