RTSH 24 Live

Politikë

Protesta e 8 janarit, Komisioni i Rithemelimit kallëzon penalisht Bashën dhe Bardhin

19/01/2022

Protesta e 8 janarit, Komisioni i Rithemelimit kallëzon penalisht Bashën dhe Bardhin

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka depozituar kallëzim Penal  për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhin për protestën e 8 Janarit. 

Sipas komisionit të Rithemelimit Basha dhe Bardhi duhet të hetohen për përdorimin e lëndëve kimike në mënyrë të paautorizuar, shkatërrim prone sikunder për ushtrimin e dhunës ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore në 8 Janar, në Seline Blu.

Gjithashtu kallëzimi penal krahas emrave të Bashës dhe të Bardhit, përmban edhe emra të tjerë të identifikuar nga Komisioni i rithemelimit, të cilët kanë ushtruar sipas komisionit, dhunë të paprecendet ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike.