RTSH 24 Live

Politikë

Protesta e 7 korrikut, PD hap selinë: Qytetarët do shprehin shqetësimet

29/06/2022

Protesta e 7 korrikut, PD hap selinë: Qytetarët do shprehin shqetësimet

Partia Demokratike do të organizojë më 7 korrik protestën kundër rritjes së çmimeve të shportës dhe karburanteve. Në këtë kuadër, Partia Demokratike do të hapë selinë dhe foltoren për shqiptarët.

Me anë të një njoftimi, PD bën me dije se qytetarët do të hynë në seli për të shprehur shqetësimet e tyre pa qenë nevoja e ndërmjetësimit të përfaqësuesve politikë. PD u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 7 korrikut.

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

/rtsh.al/