RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Propozimi francez: Të hënën- vendimi për diskutimin në parlament. Bullgaria-rezerva për njohen e gjuhës maqedonase

09/07/2022

Propozimi francez: Të hënën- vendimi për diskutimin në parlament. Bullgaria-rezerva për njohen e gjuhës maqedonase

Pa protesta, por me shumë diskutime të publikuara, edhe e shtuna ka sjellë të reja në negocimet për proceset e Maqedonisë në BE. Ndërsa pritet që të hënën të diskutohet data e seancës për kornizën negociuese me BE-në, dokumenti për të cilën ka mbërritur të enjten në mbrëmje në Kuvendin e Maqedonisë, Presidenti i vendit, Pendarovksi ka bërë thirrje që të procedohet në nivele komisionesh të përbashkëta për çështjet historike, pasi në të kundërtën, Bullgaria mund të vendosë një veto tjetër.

Sipas tij çështjet në Komisionet e përbashkëta duhet të miratohen reciprokisht për t'ia rekomanduar qeverive. Nëse qeveritë, e miratojnë, e dërgojnë në ministrinë kompetente. “Nëse Komisioni nuk pajtohet për figurat historike, do të ketë bllokadë, veto të re nga Bullgaria”, ka paralajmëruar Pendarovski.

Në nivel politikanësh, sërish, por si ministria e jashtme e Bullgarisë, reagimi i parë ka ardhur në konstatimin se ajo e konsideron problematike faktin se Maqedonia ka arritur të ketë cilësimin si një gjuhë maqedonase të “pastër” në Kornizën Negociative.

Nga ana tjetër propozimi francez vazhdon të shihet si zgjidhje që Bullgaria as që mund të shpresonte deri para 6 muajsh. Ndërsa gjithë vëmendja është vendosur mbi propozimin francez, presidenca e të cilit në BE i ka kaluar tashmë Çekisë, kjo e fundit, e cituar nga analistë, duket e shqetësuar që vendet e tjera anëtare nuk janë pyetur për zgjidhjen franceze. Për më tepër, sërish në të njëjtat burime të deklaruar publikisht në Forumin europian 2022, edhe nëse Shkupi e refuzon propozimin francez, Praga nuk mendon aspak ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së.

Ky deklarim, së bashku me analiza të tjera të evidentuara nga zhvillime të fundit, po i jep gjithnjë e më shumë argument publik, shkakut të mosndarjes së procesit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, nisur që në deklarimin e Presidentit Makron që e kundërshtoi këtë ndarje, kur diskutohej përmbushja e kushteve dhe Maqedonia e Veriut nuk kishte pengesa, Vendet anëtare e dinin që atëherë që Shqipëria nuk kishte pengesa për kornizën negociuese që dilte si procedurë pas përmbushjes së kushteve, por optika e e zgjerimit me grup vendesh, e zhvendosi, të paktën publikisht, analizën e një faktori të tillë.