RTSH 24 Live

Rajon

Propozimi francez, nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

17/07/2022

Propozimi francez, nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, kanë nënshkruar sot në Sofje protokollin dypalësh.

Dokumenti do të jetë pjesë e kornizës negociuese të Shkupit për anëtarësimin në BE.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i dha dje dritën jeshile Qeverisë që të miratojë propozimin francez me 68 vota pro.

/rtsh.al/