RTSH 24 Live

Kosova

Pronari i lokalit në Prishtinë vendos embargo ndaj shtetasve të BE: Vendimi deri në liberalizimin e vizave

30/06/2022

Pronari i lokalit në Prishtinë vendos embargo ndaj shtetasve të BE: Vendimi deri në liberalizimin e vizave

Në një kohë që Kosova pret liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian, një pronar lokali në Prishtinë ka vendosur embargo në biznesin e tij ndaj shtetasve evropianë.

Në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” ka qenë i ftuar Shpejtim Përfqeli, pronari i lokalit në Prishtinë që iu ka ndaluar hyrjen në të shtetasve evropianë. Ai ka deklaruar se nuk do heqë dorë nga vendimi i marrë deri në momentin që të liberalizohen vizat për Kosovën. Përfqeli theksoi se nuk ka marrë mbështetje nga bizneset.

Ne i presim prej vitesh vizat, prej 10 vitesh. Hera e fundit pas vizitës së kancelarit gjerman në Prishtinë, deklarata e tij na bëri të besojmë se do liberalizoheshin vizat. Me marrjen e lajmit se nuk do liberalizoheshin vizat, për gjithë stafin që punojnë në lokal u dëshpëruam shumë. Gjithmonë dëgjoja fjalës “s’kemi çfarë bëjmë’ dhe thash duhet të bëjmë diçka. Ne do ndalojmë që evropianët të mos futen këtu. Qëllimi është me protestu. Protesta të bëjë jehonë.

Ishin dy klientë bullgarë dhe një çeke, e kisha porosit stemë. Iu thash mund të hani bukë dhe një orë e gjysmë dhe pasi të vendos skemën nuk do lejoheni. Këtë herë e kishim vërtetë. Kur e panë që ne e kishim vërtetë na mbështetën. Që prej të shtunës nuk kemi patur rast që kanë kërkuar të futen brenda. Qytetarët e  Kosovës më kanë përshëndetur me fjalë, por bizneset nuk më kanë mbështetur. Do i qëndroj vendimit derisa të liberalizohen vizat. Dua përkrahje sa më të madhe”, tha ai.

/rtsh.al/