RTSH 24 Live

Letërsi

Promovohet libri “Miss Mary Edith Durham dhe Shqiptarët”

09/04/2021

Promovohet libri “Miss Mary Edith Durham dhe Shqiptarët”

Shumë studime për kontributin e Edit Durham në Shqipëri janë bërë bashkë në librin “Miss Mary Edith Durham dhe Shqiptarët” që Muzeu Historik Kombëtar ka botuar gjatë këtij viti. Kumtesat janë realizuar në 75-vjetorin e ndarjes nga jeta të Durhamit nga studiues të fushave të ndryshme dhe nxjerrin në pah prurje të reja mbi ndikimin që ka patur Edit Durham, jo vetëm në Historinë dhe Politikën e Shqipërisë, siç ishte përkrahja që ka dhënë në Qeverinë e Ismail Qemailit,  por edhe në fusha të tjera kulturore.
Një qasje shumë interesante ka sjellë studiuesi i arteve pamore Shpend Bengu, i cili e cilëson Durhamin si një ndër figurat më të shquara në studimet albanologjike Shqiptare, duke nisur me studimin e formave më të lashta të komunikimit, siç kanë qenë piktogramet e për të vijuar më tej me interpretimin e simboleve të tjera.
Aktivitetet në nder të figurës së Edit Durhamit nuk do të ndalen vetëm me botimin e këtyre kumtesave, por do të vazhdojnë edhe më tej, siç është edhe aktiviteti që Muzeu Historik Kombëtar do të zhvillojë me shkollën 9-vjeçare “Edit Durham” me qëllim për t’i informuar të rinjtë për kontributin e madh që ka patur Edit Durham në Historinë e Shqipërisë.