RTSH 24 Live

Ekonomi

Projektligj për prodhimin e energjisë nga dielli nga banorët e pallateve

02/02/2023

Projektligj për prodhimin e energjisë nga dielli nga banorët e pallateve

Për herë të parë, banorët e një pallati do të kenë të drejtë të instalojnë panele diellore për prodhimin e energjisë për nevoja autokosumatore, shkruan SCAN TV.

Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinpovueshme", që ka mbërritur në parlament, ka përshirë konceptin e “Vetëprodhuesit të burimeve të rinovueshme me veprim të përbashkët”. Sipas tij një grup prej të paktën dy vetëprodhuesish energjie prej burimeve të rinovueshme të cilët ndodhen në të njëjtën ndërtesë ose bllok me shumë apartamente, mund të veprojnë së bashku.

Sipas projektit, ata do të kenë të të drejtë të angazhohen bashkërisht si vetëprodhues të energjisë së rinovueshme dhe u lejohet të organizojnë ndarjen e energjisë që prodhohet në ndërtesën e tyre. ATa do të respektojnë tarifat e rrjetit dhe tarifa të tjera përkatëse, taksat dhe tatimet e aplikueshme për çdo vetëprodhues të energjisë së rinovueshme.

Diskutimet e projektligjit në komisionet parlamentare pritet të nisin gjatë këtij muaji.