RTSH 24 Live

Ekonomi

Projektbuxheti 2024 drejt votimit në parlament 

16/11/2023

Projektbuxheti 2024 drejt votimit në parlament 

 


Në parlamentin shqiptar Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2024, për ta dërguar për votim në Parlament. 

Buxheti prej 7 miliardë dollarësh, u miratua me 10 vota pro nga deputetët e maxhorancës dhe një votë kundër që ishte ajo e deputetit Edmond Spaho,  i cili ishte i vetmi nga opozita që mori pjesë në komision. 

Relatorja e projektbuxhetit deputetja socialiste Antoneta Dhima, foli mbi projeksionin në rritje të finacimit për gjithë sektorët nga ky buxhet. 

Buxheti parashikon afro 200 milionë euro për rritjen e fondit të pagave. Të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikohen të arrijnë 674.7 miliardë lekë. Ndërsa financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e PBB-së. 


Gazetare Teuta Shamku

/ rtsh.al /