RTSH 24 Live

Aktualitet

Projekt për Bashkinë në Pustec

07/05/2021

Projekt për Bashkinë në Pustec

Së shpejti Bashkia e Pustecit do të ketë një pamje të re. Një gje e tillë bëhet e ditur nga kryebashkiaku Pali Kolefski i cili shprehet se ambientet e Bashkisë do të transferohen tek godina aktuale e spitalit. Është një investim i bankës gjermane KFW dhe i Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Prespë, e cila do të bëjë të mundur këtë gjë.

Godina aktuale e Bashkisë do të kthehet në spital ku pas rikonstruksionit do të pjiset më të gjitha kushtet bashkëkohore për një shërbim sa më dinjitoz për banorët e zonës. Gjithashtu godina e re e Bashkisë që do të bëhet do të përfshijë të gjitha shërbimet për qytetarët duke ju lehtësuar punën dhe marrë shërbimin në një kohë të shkurtër. Mendohet që brenda ambienteve të saj do të jetë dhe shërbimi zjarrfikës.