RTSH 24 Live

Politikë

Progres-raporti, Balla: Shpresoj që Konferenca Ndërqeveritare të mbahet brenda Krishtlindjeve

20/10/2021

Progres-raporti, Balla: Shpresoj që Konferenca Ndërqeveritare të mbahet brenda Krishtlindjeve

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se pas progres raportit të KE, tani është radha e BE të mbajë fjalën për procesin e anëtarësimit të vendit tonë.“Shpresoj që brenda Krishtlindjeve të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe i takon BE ta mbajë fjalën. Ajo që ndryshonte nga 2020 është konteksti në të cilën Shqipërisë i është dashur të ecë para. S’duhet të harrojmë sfidat e pandemisë së covid pasojat e të cilës vazhdojmë t’i vuajmë”. Balla duke iu referuar gjetjeve të progres raportit sa i takon fushës së sundimit të ligjit, u shpreh se “mazhoranca do vijojë ta mbështesë sugjerimin e ekspertëve për të zgjatur afatet e organeve të vetingut.” “Mbetemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën në Kuvend”, tha Balla.

 

 

“Dua të komentoj në një këndvështrim politik është fakt shqetësues që prej anëtarësimit të suksesshëm të Kroacisë përpos vlerësimeve teknike, është shtuar dhe një vlerësim subjektiv i hartuar nga disa vende që janë thjesht interesa politike apo kalkulime elektorale të momentit, cështje që kërkon adresim në qendër të vendimmarrjes së BE. Shqetësimi për vendet tona, rikthimi në shinat e vlerësimit teknik të komisionit europian, mbetet rrugëzgjidhja më e mirë për rivitalizimin e procesit të zgjerimit. Sfidë mbetet konsolidimi i progresit të arritur, ndaj mbajtja e konferencs së parë brenda Krishtlindjeve do ishte shtysë thelbësore në këtë moment që ndihmon procesin e anëtarësimit”, tha Balla.