Nënshkruhet në Tiranë, memorandumi i Mirëkuptimit lidhur me Programin Vendor të Punës së Denjë 2023-2026, mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe organizatave të punëdhënësve, sindikatave dhe Organizatës Ndërkombëtare te Punës (ILO)
Objektivi parësor i këtij memorandumi është nxitja e shanseve, për burrat dhe gratë për të patur punë të denjë dhe produktive në kushtet e lirisë, barazisë, sigurisë dhe dinjitetit njerëzor.
Kjo memorandum merr në konsideratë prioritetet e partnerëve të ILO-s, të shprehura në konsultimet e mbajtura me ta.
Promovimi i punës se denjë eshte një komponent kyç i politikave të zhvillimit dhe njëkohësisht, objektiv politik kombëtar i qeverive dhe partnerëve socialë.
/rtsh/