RTSH 24 Live

Sociale

Profesor Muhameti, jeta mes arsimit dhe bahçes

06/05/2021

Profesor Muhameti, jeta mes arsimit dhe bahçes

Në oborrin e profesor Muhamet Shalës, i cili krahas dashurisë së parë, arsimit, ku punoi afro gjysmë shekulli, ka një dashuri të madhe për lulet. Oborri i tij është gjithnjë i freskët, shumëngjyrësh e plot aroma të këndshme.Dashurinë ndaj luleve e ka të trashëguar nga e ëma. 
Viti që lamë pas ka qenë ndër më të vështirët. Profesori dhe bashkëshortja e tij ditët ia dedikonin bahces, së paku 5-6 orë shërbim. Në kembim merrnin qetësinë shpirterore.
E vecanta e oborrrit të tij është lulëzimi gjithvjetor. Por teksa e pyet nëse ka ndonjë lule që e don më shumë se të tjerat, profesori përmend ato karakteristike shkodrane.
Në oborrin e tij ka plot 65 lloje lulesh, dhe shumë lloje pemësh. Eshtë 76 vjec, gëzon shwndet të plotë, dhe vitet e jetës së tij i ka destinuar ti jetojë në Shkodër, mes luleve.