RTSH 24 Live

Teknologji

Profesionet që rrezikojnë të zhduken nga Intiligjenca Artificiale

06/02/2023

Profesionet që rrezikojnë të zhduken nga Intiligjenca Artificiale

Robotët e Inteligjencës Artificiale (AI) po ngjallin shqetësim se miliona njerëz mund të humbasin punën e tyre në të ardhmen e afërt. Ekspertët mendojnë se ChatGPT një sistem i ri i inteligjencës Artificiale që mund të krijojë tekst njerëzor, mund të zëvendësojë njerëzit në disa profesione.

Nëse ChatGPT do të funksionojë si duhet, shkrimi i tij do të lexohej sikur të ishte shkruar nga një njeri madje mund të mbajë biseda, duke mësuar nga gjërat që keni thënë. Aplikacioni mahnitës mund të flasë me ju si një njeri, të shkruajë poezi, t'ju japë këshilla, të zgjidhë enigma të ndërlikuara dhe shumë më tepër.

Disa kompani, duke përfshirë agjencinë krijuese IZSRI tashmë kanë filluar të përdorin AI për të automatizuar detyrat e shkrimit. Drejtori i saj krijues dhe drejtuesi i AI, Zak Saidi, beson se gjithnjë e më shumë njerëz do të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale në tre vitet e ardhshme. Profesionet që do të preken në një të ardhme të afërt do të jenë, shkrimtarët, shitje në të gjitha sektorët, punonjësit teknik/ndërtim, dizajnerët grafik.

/rtsh.al/