RTSH 24 Live

Ekonomi

Prodhimi i sherebelës, fermeri: Çmimi i shitjes nuk është i kënaqshëm

04/02/2023

Prodhimi i sherebelës, fermeri: Çmimi i shitjes nuk është i kënaqshëm

Zona e Malësisë së Madhe prej kohësh është e njohur për prodhimin e bimëvë aromatike-mjekësore. Këtë sezon, korrja e sherebelës ka nisur me vonesë për shkak edhe të ditëve me reshje që përfshiu këtë zonë.

Fermeri, Besim Selimaj thotë se megjithëse ka prodhim dhe e gjithë, sherebela dërgohet tek pikat grumbulluese, çmimi që e shesin nuk është i kënaqshëm pasi shpenzimet për kultivimin e sherebelës janë rritur ndjeshëm. Fermeri thotë se problem mbetet edhe sigurimi i punëtorëve pasi largimi i rinisë jashtë vendit ka vështirësuar procesin e punës.

Rreth 70% e sherebëlës që hyn në SHBA është e markës “Made in Albania”. Tregu vazhdon të ketë sfidë standardet e grumbullimit dhe paketimit të bimëve. Sipas Shoqatës Europiane petrokimike, Shqipëria ka sasinë më të madhe të bimëve mjekësore aromatike në botë në raport me popullsinë, por arrihet të përpunohet edhe më pak se 10% e tyre.

/rtsh/