RTSH 24 Live

Ekonomi

Prodhim i mbarë i ullirit. Kultivuesit kërkojnë treg

23/11/2020

Prodhim i mbarë i ullirit. Kultivuesit kërkojnë treg

Është koha e vjeljes dhe prodhimit të vajit. Vladimir Tafani, nga Dumreja e Elbasanit ka në prodhim 800 rrënjë ullinj. Thotë se ndërsa vitet e tjera ankonin se nuk kishin prodhim, këtë vit ngre problemin e kontrollit mbi treg.

Në një studim të Programit të Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar, publikuar në vitin 2019, thuhet se prodhimi i ullirit në Shqipëri është rritur më shpejt se sa prodhimi në botë. Ai është trefishuar krahasuar me fillimin e viteve 2000. Edhe prodhimi i vajit të ullirit është rritur ndjeshëm dhe si destinacion kryesisht ka tregun vendas, ndërsa ka avantazhe konkurruese të kufizuara në eksport për shkak të kostos së lartë të prodhimit, vëllimeve të ulëta dhe standardeve të diskutueshme të cilësisë.