RTSH 24 Live

Aktualitet

Procedohet penalisht përfaqësuesi i shoqatës humanitare, importonte mallra kontrabandë

24/11/2021

Procedohet penalisht përfaqësuesi i shoqatës humanitare, importonte mallra kontrabandë

Është precedduar penalisht ditën e sotme përfaqësuesi I shoqatës humanitar nga Dogana e Tiranës. Nga njoftimi zyrtar mësohet se shtetasi I identifikuar me iniciale H.D , ka importuar dhe futur në territorin doganor shqiptar sasinë prej 864 559 kg me artikuj të ndryshëm industrial, të cilat kapin vlerën prej 356 370 euro. Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruar më sipër janë në shumën 34,506.839 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 207,041.034 leke. E gjithë kjo ishte një skemë mashtrimi të paraqitura para autoriteteve si ndihma humanitare. Në të vërtetë këto mallrat ë importuara kishin natyre tregtare.

Njoftim i plotë:

Dogana godet skemën e mashtrimit, importonte mallra “si ndihmë humanitare”
Administrata Doganore në zbatim të luftës kundër aktiviteteve të paligjshme, kontrabandës, mospagesës së taksave dhe tatimeve, fshehjes së të ardhurave, etj, ka konkretizuar me sukses goditjen e një skeme mashtrimi- kontrabandë, në importin e mallrave të natyrës tregtare, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare.
Nga skema e ngritur përfaqësuesi ligjor i subjektit me H.D , ka importuar dhe futur në territorin doganor shqiptar sasinë prej 864 559 kg me artikuj të ndryshëm industrial, të cilat kapin vlerën prej 356 370 euro.
Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruar më sipër janë në shumën 34,506.839 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 207,041.034 leke.
Në total shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura janë 241, 547.874 lekë.
Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe asaj Durrës, për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetem”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale” të parashikuara nga nenet 174/2, 175, 177, 186/2, 180 dhe 287 të Kodit Penal.
Nga ana e Drejtorisë së Hetimit Doganor, po vazhdojnë procedurat e mëtejshme hetimore për nxjerrjen e rasteve të ngjashme.
Administrata Doganore mbetet e angazhuar në mbështetje të ligjshmërisë dhe biznesit të ndershëm, ndërkohë që i bën thirrje të gjithë shtetasve, subjekteve importues dhe atyre transportues, për respektimin e ligjit dhe procedurave doganore.