RTSH 24 Live

Teknologji

Problemet me softuerin, Rregullatori kinez: Tesla tërheq më shumë se 80 mijë makina

25/11/2022

Problemet me softuerin, Rregullatori kinez: Tesla tërheq më shumë se 80 mijë makina

Tesla ka tërhequr më shumë se 80,000 makina në Kinë për shkak të problemeve me softuerin. Sipas rregullatorit kinez, Tesla do të përmirësojë softuerin e automjeteve të tërhequra.

Tesla po tërheq më shumë se 80,000 makina në Kinë për shkak të problemeve me softuerin dhe rripat e sigurimit", njoftoi rregullatori i tregut të Kinës.

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike ka tërhequr 67,698 makina Model S dhe Model X të importuara në Kinë midis 25 shtatorit 2013 dhe 21 nëntorit 2020 për shkak të problemeve softuerike që prekin sistemet e menaxhimit të baterive të automjeteve.

Tesla tërhoqi gjithashtu 2,736 makina Model 3 të importuara të prodhuara midis janarit dhe nëntorit 2019, dhe 10,127 të prodhuara në Kinë të të njëjtit model midis 14 tetorit 2019 dhe 26 shtatorit 2022. 

/rtsh.al/