RTSH 24 Live

Sociale

Problematikat e turizmit në Lezhë, pushuesit shqetësohen nga mushkonjat, ende pa dezinsektim

10/06/2023

Problematikat e turizmit në Lezhë, pushuesit shqetësohen nga mushkonjat, ende pa dezinsektim

Një vit më parë, zonat turistike të Lezhës u trajtuan që në muajin prill për minimizimin e pranisë së mushkonjave kryesisht në qytet si dhe bregdetin e Talës dhe Shëngjinit.

Pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit veror dhe Shëngjini ka njohur fluks të lartë vizitorësh, ky proces ende nuk është realizuar.

Pushuesit në Shëngjin e Tale flasin për një shqetësim që sigurisht nuk mund të kalohet lehtë gjatë mbrëmjes. Pickimi i mushkonjave është një bezdisje e madhe për ta, ndaj kërkojnë zgjidhje.

Pavarësisht se mjekët në Shëngjin nuk duan të flasin, pickimi i mushkonjave shkakton enjtje të lëkurës, skuqje, kruarje dhe dhembje.

Për fëmijët, pacientët me imunitet të dobët dhe turistët mund shfaqet edhe ngritje temperature. Anafilaksia është dukuri e rrallë te pickimi i mushkonjave, mirëpo kur ndodh kjo mund të jetë fatale.

Gazetare: Megi Mehilli

/RTSH/