RTSH 24 Live

Kosova

Pr.ligji për rritjen e pagës minimale, veteranët e UÇK protestë para Kuvendit, policia u shpërndan ujë

16/06/2022

Pr.ligji për rritjen e pagës minimale, veteranët e UÇK protestë para Kuvendit, policia u shpërndan ujë

Miratimi në parim i projektligjit për rritjen e pagës minimale dhe përjashtimi në të i veteranëve të UÇK, ka nxitur revoltimin e këtyre të fundit. Teksa Kuvendi i Kosovës nisi pak më parë mbajtjen e seancës plenare, veteranët e UÇK kanë dalë në protestë përpara oborrit të Parlamentit për të kundërshtuar projektligjin. Teksa veteranët janë duke zhvilluar protestën, Policia po u shpërndan atyre ujë, si dhe po kujdeset që të shmangë incidentet.

Sipas Express, Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar se pushteti i diskriminioi veteranët kur miratoi projektligjin për rritjen e pagës minimale. “Kurti mendon se duke mos bashkëpunuar me ne, si me sindikatat dhe duke mos na mbështetur e përkrahur, do të na shtrijë për toke”, tha Klinaku.  Projektligj parashikon rritjen e pagës minimale nga 264 euro bruto, nga 170 sa është aktualisht.

/rtsh.al/