RTSH 24 Live

Kosova

Pr.ligji për rritjen e pagës minimale, veteranët e UÇK protestë para Kuvendit

06/06/2022

Pr.ligji për rritjen e pagës minimale, veteranët e UÇK protestë para Kuvendit

Projektligji i qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale ka nxitur protesta. Veteranët kanë tentuar të futen në Kuvendin e Kosovës duke kundërshtuar mospërfshirjen e tyre në këtë projektligj, pasi siç shprehen ata para mediave, qeveria po i diskriminon. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë.

Protesta e organizuar nga OVL-UÇK  është përshkallëzuar deri aty sa është dashur ndërhyrja e policisë. Një kordon policie u vendos menjëherë përpara Kuvendit. Kundër këtij projektligji është pozicionuar dhe Partia Demokratike e Kosovës. 

/rtsh.al/