RTSH 24 Live

Aktualitet

Pritet rritje e temperaturave, kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme pa prani të reshjeve

08/02/2023

Pritet rritje e temperaturave, kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme pa prani të reshjeve

Masat ajrore të qëndrueshme por të ftohta me origjinë nga Siberia, prej ditësh kanë përfshirë vendin tonë dhe kanë sjellë mot të kthjellët me temperatura shumë të ulëta.

Shefja e sektorit të parashikimit, në Shërbimin Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari u shpreh se termometri ka shënuar temperaturën më të ulët deri -10 gradë- Celcius.

Sipas Sherollarit, ndryshime priten në ditën e premte ku do të kemi rritje graduale të temperaturave në zonat malore të zbresin -7 gradë, në zonat e ulëta -1 dhe për bregdetin të dalin nga vlerat negative deri në 3 gradë Celcius.

E hëna do të mbetet me kushte atmosferike të qëndrueshme, ku temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme.

/rtsh/