RTSH 24 Live

Politikë

Pritet arrestimi i Salianjit, zbardhet shkresa e Prokurorisë drejtuar Kuvendit

2 orë para

Pritet arrestimi i Salianjit, zbardhet shkresa e Prokurorisë drejtuar Kuvendit

Është zbardhur shkresa e Prokurorisë, drejtuar Kuvendit ku e informon për arrestimin e deputetit demokrat, Ervin Salianji, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë, lidhur me çështjen “Babale”. Prokuroria kërkon nga Kuvendi marrjen e masave për ekzekutimin e vendimit për Salianjin.  

Ndaj Salianjit do të zbatohen procedurat për të nisur vuajtjen e dënimit, për shkak se bëhet fjalë për një vendim të formës së prerë. Në raste të tilla, Kushtetuta parashikon se mandati i një deputeti bëhet i pavlefshëm.

Në shkresën e Prokurorisë thuhet  se Salianji do ta vuaj dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Ndërkohë, vetë Salianji deklaroi një ditë më parë se do të dorëzohej vetë në Polici.

/rtsh.al/