RTSH 24 Live

Teknologji

Prioritet dhe vemendje  industrisë fotovoltaike për periudhën 2021-2025

10/01/2022

Prioritet dhe vemendje  industrisë fotovoltaike për periudhën 2021-2025

 

 Zhvillimi i   industrise  fotovoltaike inteligjente për periudhën 2021 deri në 2025 eshte nje nder prioritetet e Kines, e cila lidhet edhe me pergjegjesite e reja lidhur me mjedisin. Per kete eshte hartuar nje plan ambicioz per periudhen 2021-2025. 

Plani synon që deri në vitin 2025, industria fotovoltaike të bëjë përparim të rëndësishëm në përmirësimin e nivelit inteligjent të saj dhe të ketë arritje të mëdha në zhvillimin e teknologjive.

Efikasiteti i konvertimit të qelizave të reja diellore të prodhuara në masë dhe me efikasitet të lartë do të përmirësohet dukshëm, për të rritur aftësinë e industrisë për të ofruar produkte ndihmëse, duke përfshirë materialet dhe vaferat e silikonit .

Deri në vitin 2025, sipas planit, do të përfundojë ndërtimi i ekosistemit industrial fotovoltaik inteligjent për të përshpejtuar integrimin e industrisë me teknologjinë e informacionit të brezit të ri.

 Qarkullimi i sistemit kombëtar të tregtisë së lëshimeve të Kinës arriti 7.66 miliardë juanë (rreth 1.2 miliardë dollarë) në vitin 2021, raportoi media.

Gjithsej 2 162 kompani të përfshira në tregun e karbonit të vendit lëshuan rreth 4.5 miliardë tonë dioksid karboni vitin e kaluar, njoftoi Radio e Jashtme e Kinës, duke cituar të dhëna nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit.

Pas projekteve pilot në nivel vendor për më shumë se një dekadë,  ka  nisur  zyrtarisht sistemi kombëtar  i tregtimit të lëshimeve më 16 korrik 2021, që tashmë ka zëvendësuar atë të BE-së, duke u bërë sistemi më i madh në botë i tregtimit të lëshimeve.

Konsumi i energjisë për njësi të PBB-së  në tre tremujorët e parë të vitit 2021 u ul me 2.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Kina ka vazhduar të ulë intensitetin e konsumit të energjisë duke ruajtur performancë të fortë ekonomike, me rendiment më të lartë të energjisë, që ndihmon në mbështetjen e kalimit të vendit drejt një ekonomie moderne të gjelbër.