RTSH 24 Live

Sociale

Prindërit e nxënësve në protestë, shkolla e Karbunarës në Lushnje pa kushte

31/03/2023

Prindërit e nxënësve në protestë, shkolla e Karbunarës në Lushnje pa kushte

Prindërit e nxënësve të shkollës 9 vjeçare „Hysen Xheka“, në Karbunarë të Lushnjes, kanë protestuar ditën e sotme për kushtet e godinës ku mësojnë fëmijët.

Ata thonë se ambientet  janë me lagështirë, klasat pa xhama dritaresh , muret me myk, banjot janë jashtë dhe pa kushte higjieno sanitare. Të gjitha këto problematika kanë sjellë sëmundje tek nxënësit. Prindërit thonë se fëmijët e tyre, sëmuren gjatë gjithë periudhës së dimrit sepse klasat nuk kanë ngrohje.

Kamerat nuk u lanë brenda nga drejtoresha e kësaj shkolle, Natasha Sulo, të filmojnë ambientet. 

Prindërit akuzojnë kryetaren e bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa se pavarësisht se është në dijeni të shqetësimit të tyre, nuk ka marrë masa për rregullimin e ambienteve. Nëse nuk merren masa, thonë se nuk do të dërgojnë  femijët në shkollë.

Shkolla 9 vjeçare e Karbunarës ka rreth 450 nxënës dhe  asnjëherë pas viteve 90 nuk është bërë rikonstruksion i godinës.

/rtsh/