RTSH 24 Live

Botë

Princesha e Uellsit përparim me kurën ndaj kancerit do t'i bashkohet familjes në ditëlindjen e mbretit, merr pjesë në ceremoni

15/06/2024

Princesha e Uellsit përparim me kurën ndaj kancerit do t'i bashkohet familjes në ditëlindjen e mbretit, merr pjesë në  ceremoni

Princesha e Uellsit njoftoi të premten se po bën përparim të mirë me kurën ndaj kancerit dhe se do të marrë pjesë të shtunën në paradën ceremoniale për nder të ditëlindjes së mbretit Charles III. Kjo është hera e parë që princesha Kate shfaqet në publik që kur u mësua diagnoza e saj.

Kate nuk është shfaqur në publik gjatë këtij viti. Ajo njoftoi më herët në muajin mars se po bënte kimio-terapi për një lloj kanceri, për të cilin nuk dha detaje.

“Po bëj përparim të mirë, por siç mund ta dijë çdokush që ka bërë kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija”, tha princesha Kate nëpërmjet një deklarate të premten, duke shtuar se i kanë mbetur edhe “disa muaj të tjerë” kurimi.

“Pres me padurim të ndjek paradën për ditëlindjen e mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj se do të jem edhe në disa aktivitete publike gjatë verës, por gjithnjë duke e ditur se nuk e kam kaluar ende rrezikun”, tha princesha Kate.

Ky njoftim është një moment i rëndësishëm, megjithëse nuk parashikon një rikthim të plotë të princeshës Kate tek funksionet e saj publike. Pallati mbretëror qarkulloi një fotografi të princeshës Kate, të marrë më herët këtë javë në pallatin Windsor, ndërsa ajo qëndron pranë një peme.

/rtsh.al/