RTSH 24 Live

Aktualitet

Prezantohet projekti për portin turistik të Durrësit, Rama: Do jetë më i madhi në Mesdhe

16/04/2021

Prezantohet projekti për portin turistik të Durrësit, Rama: Do jetë më i madhi në Mesdhe

Kompania EMAAR prezantoi sot masterplanin për portin turistik të Durrësit, projekt që pritet të realizohet brenda 6 vitesh. I pranishëm në ceremoninë e prezantimit të masterplanit të Portit, kryeministri Edi Rama the se kjo është një ëndërr që po bëhet realitet. Në fjalën e tij, Rama tha se ky do jetë porti më i madh i Mesdheut. Kryeministri tha se ndërtimi do të bëhet në 5 faza dhe gjithçka do të përfundojë brenda 6 viteve.

Porti i ri i Durrësit do të rrisë edhe ekonominë e bizneseve të tjera të zonës.

“Kjo është një burim energjie për të gjithë zonën. Të gjitha këto që do ndërtohen në këtë port do rrezatojnë ekonomikisht tek të gjithë ata që kanë ndërtuar hotele përgjatë bregut. Vlera e gjithçka që ata kanë investuar do të rritet”, deklaroi Rama.

Impakti i këtij investimi që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara, e në plot vende të botës, do të ndryshojë thellësisht ekonominë e qarkut të Durrësit si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar.

Investimi i kompanisë EMAAR në port do të jetë 2 miliardë euro. Madhësia e portit turistik do të jetë 2 herë më e madhe sa ajo e portit në Malin e Zi.

Prezantohet projekti për portin turistik të Durrësit, Rama: Do