RTSH 24 Live

Aktualitet

Prezantohet drejtoresha e re e TKOBAP: Rritje të pagave dhe të nivelit artistik

30/06/2022

Prezantohet drejtoresha e re e TKOBAP: Rritje të pagave dhe të nivelit artistik

Do të bëhet për herë të parë nënë, e njëkohësisht ka marrë përsipër që pavarësisht këtij fakti, të bëhet edhe drejtoreshë e Përgjithshme e TKOBAP.

Pas fitores së saj tetë ditë më parë ndaj 7 kandidatëve në garë për këtë detyrë, ish-drejtoreshës së fundit, Zana Çela, dhe Josif Gjipalit, Adela Muçollarit, Kleanthi Gjika, Tomorr Kokona dhe Arben Skënderi, sot Abigeila Voshtina, është paraqitur nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti si drejtoresha e re para gjithë punonjësve  të TKOBAP, të cilët deri një vit më parë e kanë pasur si drejtoreshë artistike, për plot 8 vite nga viti 2013-2021.

Por që tashmë rikthehet në tjetër detyrë; si menaxhere, administrator numër 1 e gjithë institucionit, duke mbrojtur fort në platformën e saj; rritjen e nivelit artistik, duke propozuar kalendar dy-vjeçar, një punë të bërë në kohë normale e jo punë të nxituara, si dhe gjetja e burimeve financiare edhe jashtë TKOBAP. 

Nuk do përballemi me sfida të reja, por sfida që kemi folur më parë. Rikonstruksioni i Teatrit të ri, por edhe drejtoreshë e re.

Të gjithë pothuajse e njohin, kanë punuar me të, por si drejtore artistike e jo si drejtoreshë e përgjithshme, jo si një menaxhere e administrator.

Në kohën kur në krye të saj ishte Ilir Kerni, në vitin 2016 ish-drejtori, Ilir Kerni i dha paralajmërim për përjashtim, por asokohe Drejtoresha e sektorit të Operas e paditi Kernin.

Gjykata vendosi në maj të po atij viti rrëzimin e padisë.

Pak muaj më vonë artistët e Orkestrës Simfonike të TKOB që kanë dashur largimin e saj nga ky pozicion në 2017-ën, madje edhe duke bërë një peticion ku e akuzonin për përdorim të postit për përfitime personale, shkelje të rregullores, probleme komunikimi etj.

Kohë kur ajo njihet edhe për konflikte jot ë vogla  deri në peticion nga disa punonjës për shkarkimin e saj.

Por edhe një lajm i mirë për rritjen e pagave që u pret me duartrokitje. Premtimi i kryeministrit Edi Rama, në ditën e përurimi u mbajt. Dhe TKOBAP bëhet institucioni artistik më i mirëpaguar. Aktiv që nga 1 korriku.