RTSH 24 Live

Kosova

Presidentja e Kosovës njofton se do të aplikojë për anëtarësim në BE para fundit të vitit

06/12/2022

Presidentja e Kosovës njofton se do të aplikojë për anëtarësim në BE para fundit të vitit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të martën nga Tirana, ku u mbajt takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit, se Prishtina do të zyrtarizojë deri në fund të vitit aplikimin e saj për anëtarësim në bllok, shkruan News 360.

Duke folur para samitit BE-Ballkan të së martës në Tiranë, udhëheqësja e Kosovës rikonfirmoi synimin e Prishtinës për të aplikuar për t'u anëtarësuar në BE para vitit 2023. "Unë do të njoftoj para liderëve të BE-së se Kosova do të dërgojë kërkesën e saj për anëtarësim në BE para përfundimit të vit dhe presim mbështetjen e plotë të shteteve anëtare”, siguroi ajo.

Osmani ka këmbëngulur se Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, ka një përkushtim të vendosur ndaj BE-së dhe vlerave të saj, duke e bërë të qartë përafrimin e saj të plotë me politikën e jashtme të bllokut.

Fakti që pavarësia e Kosovës nuk njihet nga pesë shtete anëtare, përfshirë edhe Spanjën, e ka komplikuar debatin për integrimet evropiane të saj gjatë këtyre viteve. 

Edhe pse po ndërmerren hapa, siç është lirimi i vizave për qytetarët e Kosovës, i rënë dakord së fundmi nga BE-27 dhe në pritje të një marrëveshjeje përfundimtare, pritshmëritë e komunitetit të Kosovës janë të lidhura me progresin në dialogun me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja, e cila kërkon një marrëveshje detyruese të pranuar nga të dyja palët për të normalizuar marrëdhëniet e tyre.

 

( Sipas News 360 )