RTSH 24 Live

Aktualitet

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen në Tiranë, ceremoni mirëseardhje në Pallatin e Brigadave

28/09/2021

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen në Tiranë, ceremoni mirëseardhje në Pallatin e Brigadave

Mbërrin në Tiranë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Ajo u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave. Duke filluar nga sot, Von der Leyen nis një tur takimesh zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo e ka nisur nga Shqipëria, më pas në Maqedoninë e Veriut dhe nesër në Kosovë, kurse në datën 30 shtator do të shkojë në Serbi e Bosnje-Hercegovina. Në qendër të takimeve të saj, do të vihet integrimi i Ballkanit në Bashkimin Europian, negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, si edhe nismat e tjera sic është "Ballkani i Hapur".