RTSH 24 Live

Rajon

Presidenti Vuçiç takon ambasadorët e Quintit: Nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë

27/09/2021

Presidenti Vuçiç takon ambasadorët e Quintit: Nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë

Ambasadorët e vendeve të Quint-it, gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç kërkuan “shtensionimin e krizës” në veri të Kosovës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i Vuçiç.

“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë apo të qytetarëve të saj”, citohet të ketë thënë Vuçiç gjatë takimit me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e Delegacionit të BE-së në Beograd.