RTSH 24 Live

Europë

Presidenti Putin ka urdhëruar ushtrinë të eleminojë mundësinë e granatimeve

01/02/2023

Presidenti Putin ka urdhëruar ushtrinë të eleminojë mundësinë e granatimeve

Presidenti Putin ka reaguar ndaj sulmeve brenda territorit rus që duket se kanë ardhur nga Ukraina, teksa ka urdhëruar ushtrinë e tij të reagojë menjëherë duke e kthyer këtë çështje në prioritet. 

Sipas Radios Europa e Lirë, Putin tha se detyra prioritare është të eliminohet mundësia e granatimeve. 

Momentalisht Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por nuk ka hezituar t’i përshkruajë ato si “karma” për pushtimin e Rusisë. 

Sulmet në Rusinë jugore kanë përfshirë kryesisht objektiva ushtarake si nënstacionet e energjisë elektrike dhe depot e armëve dhe karburantit. 

Ndërkohë Moska e ka konsideruar si absurde dhë të pallogjikshme deklaratën e presidentit francez, Emanuel Macron, sipas të cilit dërgimi i mundshëm i avionëve ushtarakë në Ukrainë nuk do të çojë në një përshkallëzim të konfliktit.