RTSH 24 Live

Kronika

Presidenti Meta vlerëson aktin heroik të Arjan Salës

27/03/2021

Presidenti Meta vlerëson aktin heroik të Arjan Salës

Tragjedia e ndodhur në magazinën e qendrës tregëtare Casa Italia, ku humbi jetën heroikisht një nga punonjësit Arian Sala, po përjetohet me dhimbje. Në rrjetet sociale ka komente të shumta plot dhimbje, respekt e krenari për atë që më së shumti cilësohet si akti heroik i Arjan Salës. "Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij" shkruan presidenti Ilir Meta. "Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane.
Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit" shkruan presidenti Meta.