RTSH 24 Live

Politikë

Presidenti Meta përshëndet zgjedhjen e Shqipërisë anëtare të KS të OKB-së

11/06/2021

Presidenti Meta përshëndet zgjedhjen e Shqipërisë anëtare të KS të OKB-së

Presidenti shqiptar Ilir Meta përshëndeti zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai shënon se për Shqipërinë kjo është hera e parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global. Zoti Meta shkruan në rrjetet sociale se "Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme".