RTSH 24 Live

Politikë

Presidenti Meta, i përgjigjet akuzave se ka shkuar natën në Vlorë, për të marrë vota për LSI

22/02/2021

Presidenti Meta, i përgjigjet akuzave se ka shkuar natën në Vlorë, për të marrë vota për LSI

Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur akuzave se ka shkuar natën në Vlorë dhe se ka zhvilluar takime me banorë, për të marrë vota për LSI. Zoti Meta zgjodhi që të përgjigjej po nga Vlora, ndërsa i konsideroi akuzat “një mashtrim skandaloz”.

Presidenti tha se foto e publikuar nga ‘takimi i tij në Vlorë’, në fakt, sipas tij, ishte një foto e takimit të tij me banorët në Selenicë, ku kishte shkuar pasi ishte thirrur nga vetë ata. Ndërsa iu drejtua kryeministrit Edi Rama, Meta tha se çdo akuze që vjen nga Vlora, ai do ti përgjigjet po nga qyteti bregdetar.

“Mezor po prisja të mbaroja orarin zyrtar që t’i jepja përgjigje të gjitha akuzave, që prej atyre që Presidenti vjen vetëm natën në Vlorë dhe thash të vij njëherë ditën. Gënjeshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe duhet të marri përgjigjen ballore. Pretendimet se Ilir Meta ka qenë fshehtas në Vlorë, duke takuar pensionistë e veteranë, duke i kërkuar votën për LSI. Por në foton e publikuar nga takimi gjasme në Vlorë, është një foto e marrë në Selenicë, ku unë zhvillova një takim me banorët, pasi u gënjyen për rrugën dhe e kërkuan ata Presidentin. Një mashtrim skandaloz. Por më habiti deklarata e kryeministri që ‘Presidenti ka ikur nga trutë’. Unë dua t’i them atij dhe të gjithë të tjerëve, sa herë të më përmendi e të gënjej nga Vlora, përgjigjen do ja kthej po këtu në Vlorë se e meriton Vlora të mos jetojë më me gënjeshtra.  Më 25 prill, Shqipëria do i takojë shqiptarëve dhe jo oligarkëve, ky është angazhimi im", deklaroi Meta.