RTSH 24 Live

Politikë

Presidenti Meta: Do marr pjesë në garat e ardhshme...!

28/01/2022

Presidenti Meta: Do marr pjesë në garat e ardhshme...!

Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur rikthimin e tij në politikë pas përfundimit të mandatit presidencial më 24 korrik. Gjatë një konference për shtyp të premten, i pyetur  nëse do të ketë një bashkëpunim mes LSI dhe Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, zoti Meta tha se aleati i tij i vetëm është “populli i 2 marsit”, ndërsa tha se në garë do të jetë pas një viti kur edhe do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme lokale.

“Aleati im i vetëm populli i 2 marsit, me mimoza, i mrekullueshëm, qytetar, dinjitoz" tha zoti Meta, ndërsa ju referua protestës së tij vitin e kaluar, e cila sipas tij synonte mbrojtjen e Shqipërisë ndaj asaj grushtit të shtetit dhe lufës kundër shpopullimit të vendit. "Unë do të marr pjesë në gara, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë që do të jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore..." tha zoti Meta. 

Presidenti i vendit u përqendrua edhe tek situata e nivelit të borxhit në Shqipëri. 

“Duhet të gjithë të marrin seriozisht çështjen e situatës me borxhin. Mos bëjnë sikur nuk kurojnë edhe faktorët që pretendojnë se janë në opozitë" tha ai. "Është e vërtet që një grup i qeverisë që ka kapur shtetin, edhe në interes të një numri oligarkësh që përfitojnë shumë. Por është një dramë në rritje për shumicën e shqiptarëve. Shikojini këto tregues me qetësi. Duhet të thellohemi të gjithë sepse është borxhi ynë. Që të mos përfundojmë si ndonjë vend tjetër.
Këto tregues janë një kambanë e fortë alarmi. Tregojnë qartë se jemi në një situatë kritike ekonomike. Të heqim dorë nga gallatat me ekonominë, aq më tepër me borxhet" tha kreu i shtetit. "Koha e gallatës me taksat e qytetarëve duhet të marrin fund” tha zoti Meta.