RTSH 24 Live

Politikë

Presidenti Ilir Meta, dekreton qeverinë "Rama 3"

14/09/2021

Presidenti Ilir Meta, dekreton qeverinë "Rama 3"

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar qeverinë "Rama 3" dhe ia ka dërguar dekretin Kuvendit të Shqipërisë. Vendimi i kreut të shtetit vjen një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i ktheu përgjigje Presidentit, në lidhje me verifikimin e ministrave të rinj të kabinetit.

Çfarë parashikon ligji, procedurat për qeverinë e re?

Sipas nenit 96, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës emëron kryeministrin me prozim të partisë ose koalicionit që ka shumicën në parlament. Duke qenë se PS i ka votat e vetme, pikat e tjera të këtij neni nuk aplikohen në këtë rast. Më pas, sipas nenit 97, brenda 10 ditëve kryeministri i mandatuar i paraqet Kuvendit programin qeverisës dhe emrat e kabinetit të ri. Neni 98 parashikon se pas miratimit nga parlamenti qeveria e re shkon për dekretim brenda 7 ditëve tek Presidenti i Republikës. Ndërsa neni 99 detyron kryeministrin, zv.kryeministrin dhe ministrat të betohen tek Presidenti, para se të marrin zyrtarisht detyrën.