RTSH 24 Live

Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sqaron deklaratat mbi Kosovën

14/11/2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sqaron deklaratat mbi Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka dhënë spjegime lidhur me deklaratën se rajoni i Nagorno Karabakut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës. "Deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush" ka thënë Vuçiq, si pas B92.net të premten. Ai ka thënë për mediat në Serbi, se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja. Megjithatë Vuçiq i ka ruajtur dozat antikosovare kur i ka quajtur reagimet e liderëve në Kosovë për kërcënimin e tij si histerike.