RTSH 24 Live

Europë

Presidenti i Rumanisë nis vizitën në Azerbaixhan 

02/02/2023

Presidenti i Rumanisë nis vizitën në Azerbaixhan 

Presidenti Klaus Iohannis, me ftesë të Presidentit Ilham Aliyev, ke nisur të enjten një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, bëhet e ditur në një njoftim për shtyp të presidencës rumune.

Gjatë vizitës, Iohannis do të hapë së bashku me Aliyev takimin ministror të Këshillit Konsultativ të Korridorit Jugor të Gazit.

Vizita zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të Rumanisë për të siguruar sasitë e nevojshme të gazit nga Azerbajxhani për të zëvendësuar importet nga Rusia me kosto më të favorshme për Rumaninë. Diskutimet datojnë më shumë se një vit, por asnjë kontratë nuk është lidhur midis Rumanisë dhe Azerbajxhanit.

Të dy presidentët do të diskutojnë zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të tilla si energjia, transporti, tregtia, investimet, dixhitalizimi, bujqësia, arsimi dhe kultura, thuhet në deklaratën e cituar. Ata do të vlerësojnë gjendjen e zbatimit të projekteve rajonale të interkonjeksionit si kablloja e transmetimit të energjisë elektrike nëndetëse. ( Sipas Romania Insider )