RTSH 24 Live

Rajon

Presidenti i Malit të Zi: Nëse nënshkruhet marrëveshja me Kishën serbe, nis procedurat për rrëzimin e qeverisë

30/07/2022

Presidenti i Malit të Zi: Nëse nënshkruhet marrëveshja me Kishën serbe, nis procedurat për rrëzimin e qeverisë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç tha se nëse Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe do të nënshkruhet javën e ardhshme, do të kërkojë zyrtarisht rrëzimin e qeverisë. Gjukanoviç tha se nëse marrëveshje me kishën Ortodokse Serbe vijon të jetë ajo atëherë do të rrezojë qeverinë e Dritan Abazoviçit, pasi në atë marrëveshje nuk mbrohen interesat e Malit të Zi dhe sipas tij falsifikon historinë e Malit të Zi.

“Abazoviç vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e agjendës së qeverisë, në mënyrë që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të përbashkët për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kishën Serbe. Ai vendosi të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës para se qeveria të marrë një vendim. Gjithçka që është bërë në atë plan është bërë shumë ngathët”, u shpreh Gjukanoviç

Gjukanoviç shprehet se Kushtetuta e Malit të Zi është shkelur në disa pika të tekstit të Marrëveshjes Themelore, ndërsa ka shtuar se marrëveshja do të ishte e pranueshme për nënshkrim nëse nuk do të kishte interpretime të historisë.

/rtsh.al/