RTSH 24 Live

Rajon

Presidenti i Malit të Zi dhe Osmani kundër Ballkanit të Hapur: Bashkëpunim Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit

18/05/2022

Presidenti i Malit të Zi dhe Osmani kundër Ballkanit të Hapur: Bashkëpunim Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit
Presidenti i Malit të Zi dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, janë shprehur sot kundër nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku tashmë bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Deklaratat ata i bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Prishtinë, ku Gjukanoviç zhvilloi një vizitë zyrtare. Gjukanoviç dhe Osmani theksuan nevojën e bashkëpunimit rajonal, por vetëm në kuadër "Procesit të Berlinit".

Sipas Osmanit, "Procesi i Berlinit" është iniciativa e duhur për të ofruar bashkëpunimin rajonal mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ka dëshmuar sidomos muajt e fundit se do të rezultonte me hapjen e rajonit tonë për një ndikim edhe më të madh të Rusisë dhe duhet ta ndalojmë me çdo kusht. Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë se bashkëpunimin rajonal e shohim si kyç, por do ta zhvillojmë në kuadër të iniciativave ekzistuese, ku Kosova është anëtare dhe në veçanti Procesi i Berlinit”, u shpreh Osmani.

Gjukanoviç e konsideroi nismën “Ballkani i Hapur” si një iniciativë të marrë në një moment depresioni për vendet e Rajonit.

Kjo iniciativë është krejtësisht komplementare në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian, pasi është iniciativë që nënkupton standarde europiane të bashkëpunimit. Ne mendojmë që ‘Open Ballkan’ është një iniciativë që ka rrjedhur në një moment lloj depresioni që ka kapur vendet e rajonit dhe kanë menduar se ishte i pamundur integrimi europian”, ka thënë ai.

/rtsh.al/